11:56 / 08.01.2020
Greqia e Maqedonia Veriore filluan të marrin gaz përmes “Rrymës Turke`
Udhëheqësi i Firmës “Bullgartransgaz” Vlladimir Malinov tha se Greqia dhe Maqedonia filluan të marrin gaz përmes gazsjellësit “Rryma Turke”.
Më 1 janar filluan dhe furnizimet e gazit drejt Bullgarisë përmes trasesë së re. Sipas llogarive paraprake në këtë mënyrë Sofja do të kursejë afro 40 milionë euro për vit. Pika e re e furnizimit “Stranxha 2” është në kufirin me Turqinë dhe nga fillimi i vitit 2020 kapaciteti i gazsjellësit transballkanik nga Rumania dhe Ukraina u zëvendësua nga “Rryma Turke”. Në se është e domosdoshme autoritetet bullgare mund të shfrytëzojnë edhe kapacitetet e lira të tubacionit të deritanishëm theksoi zoti Milanov. Në Turqi vënia zyrtare në shfrytëzim e gazsjellësit planifikohet për 8 janar.























