Diskutohet për uljen e mjeteve të pasiguruara në qarkullimin rrugor
BKT
Ekonomi

Diskutohet për uljen e mjeteve të pasiguruara në qarkullimin rrugor

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku dhe Shefi i Zyrës Ligjore Venhar Hana kanë takuar Nënkolonelin e Policisë së Kosovës Jeton Rexhepi si dhe stafin mbështetës të Divizionit të Komunikacionit Rrugor pranë Policisë së Kosovës.

Në takim, palët kanë disktutuar lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit dhe organizimin e kampanjave të përbashkëta lidhur me: uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara/pasiguruara në qarkullim rrugor, shpërndarjen e broshurave të ndryshme lidhur me rritjen e vetëdijësimin e qytetarëve për zvogëlimin e aksidenteve në trafik, si dhe  iniciativat për ndryshimin e Ligjit për Automjete.

Palët janë pajtuar për organizimin e ngjarjeve si më sipër në çdo kuartal, ndërsa për çështje të tjera të rëndësisë së njejtë do të ketë edhe takime dhe diskutimeve edhe në ditët në vijim.


MË SHUME NGA Ekonomi