Bullgaria do të marrë 20 për qind prej terminalit në Aleksandrupolis
BKT
Ekonomi

Bullgaria do të marrë 20 për qind prej terminalit në Aleksandrupolis

Qeveria vendosi që “Bulgratransgaz” të marrë 20 për qind të kapitalit të kompanisë së gazit “Gaztrade”, e cila ndërton terminalin për gaz të lëngëzuar afër Aleksandrupolisit në Greqi.

Pjesëmarrja bullgare është krejtësisht në përputhje me strategjinë energjetike dhe është realizuar një hap përpara për realizimin e qendrës së gazit “Ballkan”, në thelbin e së cilës janë vendosja e një tregu transparent dhe të sigurt të gazit natyror, shënohet në motivet për vendimin.

Bullgaria rezervon për periudhën nga 3 deri në 5 vjet blerjen e 500 mln metrave gaz kubikë nga terminali, por jo më pak se 300 mln metra kubikë në vit. Furnizuesit kryesorë të lëndës së parë në Aleksandrupolis do të jenë kompani nga SHBA-ja dhe Katari.


MË SHUME NGA Ekonomi