Gjermanisë i bien eksportet në fundvit
BKT
Ekonomi

Gjermanisë i bien eksportet në fundvit

Eksportet gjermane ranë 2,9% në nëntor 2019 në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave të fundit zyrtare, pasi ekonomia më e madhe europiane ka filluar të ndiejë tensionet e tregtisë globale.

”Kompanitë gjermane eksportuan mallra me vlerë 112,9 miliardë euro”, deklaroi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Importet ranë me 1,6% në 94,6 miliardë euro. Në krahasim me një muaj më parë, eksportet u ulën me 2,3 % dhe importet me 0,5 %.

Në 11 muajt e parë të vitit 2019, Gjermania regjistroi një rritje të vogël vjetore të eksporteve duke shënuar një rritje shumë më të dobët se vendi në vitet e fundit.

Lufta tregtare midis Kinës dhe SHBA ishte një nga arsyet kryesore të krizës. Ndikimi është ndjerë globalisht, duke krijuar probleme për ekonominë gjermane të orientuar nga eksporti.


MË SHUME NGA Ekonomi