10:24 / 10.01.2020
Papunësi e ulët evidentohet në Bullgari
Papunësia në Bullgari arriti një nivel shumë të ulët nga 3.7 për qind tregon Evrostati. Gjatë nëntorit të vitit 2019 bullgarët pa punë ishin 125 mijë në sfondin e të papunëve të vitit 2017 që ishin 159 mijë.
Te gratë papunësia është më e ulët – 3.5 për qind. Papunësia ndër të rinjtë në vitin 2019 ishte 7 për qind në krahasim me vitin 2018 kur ishte 10.7 për qind. Bullgaria radhitet në vendin e 7-të për nga papunësia në mbarë BE-në. Vendi ynë është një nga 17 anëtarët e bashkimit me papunësi më të ulët se sa mesatarja për Evropën nga 6.3 për qind.























