Kosova për herë të parë merr pjesë në Panairin e Turizmit në Shtutgart
BKT
Ekonomi

Kosova për herë të parë merr pjesë në Panairin e Turizmit në Shtutgart

Besart Galica, RTK, Shtugart

Kosova për herë të parë ka prezantuar bukuritë e saj natyrore në Panairin e Turizmit në Shtutgart të Gjermanisë, panair ky që është më i madhi në botë.

Atë e vizitojnë me qindra e mijëra njerëz nga anembanë bota. Anëtarësimi i Kosovës në këtë panair po vlerësohet si një mundësi e madhe për nxitjen e turistëve të huaj për ta vizituar vendin tonë.

Panairi i Turizmit është më i madhi në botë, Kosova merr pjesë për herë të parë

Është flamuri i Kosovës, krahas shteteve të fuqishme të botës.

Në këtë formë promovohet shteti partner i Panairit më të madh në botë të turizmit. Nëpërmjet videove të ndryshme prezantohet vendi partner.

Kosova, për herë të parë merr pjesë në këtë panair, pas një pune të gjatë që bërë diplomacia kosovare.

Shefi i Konsullatës së Kosovës në Shtutgart, Imer Lladrovci tha se ishte sfidë për ta anëtarësimi i Kosovës në këtë panair.

Kosova po prezanton bukuritë e saj natyrore, por edhe agjenci të tjera të cilat merren kryesisht me turizëm.

Mrika Nikqi dhe babai saj Arianit Nikqi janë personazhet që arritën në 7 kontinente duke pushtuar 7 majat më të larta.

Por edhe speologu, Fatos Katallozi po merr pjesë në këtë panair me organizatën e tij.

Panairi i Turizmit, zgjatë 10 ditë në kryeqytetin e Republikës së Baden Wutemberg, në të cilën fabrikat e Mercedesit, Porshes, Boshit. Kjo republikë i ka 11 milionë banorë me të hyra prej rreth 500 miliardë euro, si dhe njihet si republika ku jetojnë rreth 100 mijë shqiptarë të Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi