Dje në Spitalin e Pejës lindën vetëm foshnja të gjinisë femërore
Sharr Travel

Dje në Spitalin e Pejës lindën vetëm foshnja të gjinisë femërore

Në Statistikat e publikuara në faqen zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, bëhet e ditur se dje 297 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta, 31 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Poashtu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 13 operacione.

“Analiza kanë kryer 363 pacientë që në total kanë kryer 5,342 analiza”, thuhet më tej në njoftimin e spitalit.

Tri foshnje kanë ardhur ne jetë, 2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Sa i përket gjinisë të gjitha të porsalindurat janë të gjinisë femërore.


MË SHUME NGA Shëndetësi