15:37 / 21.01.2020
7 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës
282 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dje më 20 janar 2020. Nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
7 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.
Analiza kanë kryer 359 pacientë që në total kanë kryer 5,351 analiza.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 6 lindje, 5 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje 4 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.























