VIDEO- Panxha: Taksa me impakt pozitiv në industrinë e prodhimit
BKT
Ekonomi

VIDEO- Panxha: Taksa me impakt pozitiv në industrinë e prodhimit

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) organizon sot tryezën e diskutimit lidhur me efektet e tarifës 100 % në ekonominë e vendit një vit pas vendosjes së saj. Për të folur për këtë sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK ishte i ftuar drejtori ekzekutiv i KPK-së, Astrit Panxha.

Panxha tha sot në RTK se një vit prej vendosjes së taksës ndaj Serbisë ka qenë një kohë e mjaftueshme që të analizohet në aspektin ekonomik impakti i saj. Ai njoftoi se sot do t’i prezantojnë rezultatet e një analize dhe ankete që e kanë e bërë për këtë çështje.

“Ne jemi fokusuar vetëm në impaktin ekonomik, nuk i kemi analizuar aspektet politike, por vetëm  indikatorët ekonomik, si a ka pasur impakt pozitiv apo negativ në ekonominë tonë taksa e vendosur ndaj Serbisë. Kemi bërë anketë me qytetarë për të shikuar se a ka ndryshuar perceptimi i tyre ndaj produkteve vendore dhe kemi analizuar të dhënat e aspektit ekonomik, të dhëna nga Dogana, Enti i Statistikave si dhe Banka Qendrore për shikuar se a ka pasur rritje apo tkurrje të ekonomisë ”,tha ai. 

Panxha tha se ka pas rritje të prodhimit dhe ngadalësim të rritjes së importit.Sipas tij, derisa në vitin 2018 rritja vjetore e importit ka qenë 10 përqind, në vitin 2019 vetëm 4 përqind.

“ Eshtë zgjeruar baza e prodhimit dhe konsumimit të prodhimeve vendore.Për herë të parë kemi ulje të vëllimit të importit prej 50 milionësh. Ka ulje të lëndës së parë, rritje të importit të makinerive për prodhim dhe rritje të kreditimit.Këta janë disa nga indikatorët dhe këto nuk mund t’ia atribuojmë të gjitha taksës, por nëse të gjitha këto kanë lëvizur në një drejtim pozitiv, atëherë nënkupton që impakti është në taksë”, tha ai .

Ai tha se sipas të dhënave të publikuara nga Enti i Statistikave për punësime në sektorin e prodhimit, rritjen më të madhe e ka pasur ky sektor ku brenda një viti janë shtuar 11 mijë vende pune. "Besojmë që taksa ka pasur një impakt pozitiv", tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi