Qendra e Trajnimeve të Telekomit do të zhvendoset në Prizren
BKT
Ekonomi

Qendra e Trajnimeve të Telekomit do të zhvendoset në Prizren

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi priti në takim ministrin e Inovacionit, Muzafer Shala ku diskutuan  për zhvendosjen e qendrës  së trajnimeve të Telekomit në Prizren.

Istrefi, tha se në takim me ministrin Shala e njoftoi për gjendjen në Telekom si dhe për mundësinë  e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

“Diskutuam që ministria e Inovacionit ka mundësi të na mbështet në ide të ndryshme që kemi Qendrën e Zhvillimit dhe Trajnimit kemi mbi 74 programe të akredituara, diskutuam ta arrijmë t’i komercialozojëm dhe mundësinë që Qendra Inovative për Trajnim në Prizren që bashkë me ministrinë të krijojmë një marrëveshje që ajo hapësirë të mundësohet edhe për Telekomin e Kosovës që do të ketë të shfrytëzohen që këto programe të certifikohen dhe të krijohet mundësi punësimi edhe në tregun vendor dhe ndërkombëtar”,  tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi