Kush janë presidentët që udhëhoqën në më së shumti mandate

Kush janë presidentët që udhëhoqën në më së shumti mandate

Krerët e shteteve në të gjithë botën dhe në të gjitha periudhat e historisë mund të renditen në bazë të karakteristikave, si kohëzgjatja e mbajtjes së pozicionit, mosha e pranimit, ose e vdekjes.

Në këtë mënyrë të dhënat në botë në këto karakteristika mund të identifikohen, megjithëse baza historike për pretendime të tilla është shpesh e pasigurt.

Në sistemin e republikës, ekzistojnë disa liderë të cilët kanë udhëhequr gjatë vendin e tyre duke thyer çdo rekord të mundshëm, e që ka ngjarë shpesh me një pushtim autoritar.

Këta janë disa nga liderët që kanë udhëhequr më së gjati:

Fidel Castro, ishte lideri i cili udhëheqi më së shumti Kubën.
Ai ishte njëherë kryeministër i Kubës, pastaj Sekretari i Parë i Organizatës Revolucionare, Sekretari i Parë i Komitetit Qendror i Partisë së Bashkuar për Revolucionin Socialis të Kubës, Sekretar i parë i partisë komuniste të Kubës, president i këshillit të shtetit, dhe president i këshillit të ministrave të Republikës së Kubës. Ai shërbeu për 52 vite, 2 muaj, dhe 3 ditë por ishte kryetar shteti prej 1976 deri në 2009 (31 vite, 2 muaj e 22 ditë).

Presidenti mashkull që është ende në pushtet, duke qëndruar më së gjati është:

Teodoro Obiang Nguema Mbasogo- i cili është edhe aktualisht President i Republikës së Guinesë Ekuatoriale.

Presidentja femër që është ende në pushtet, duke qëndruar më së gjati është:

Vigdis Finnbogadottir, që ishte Presidentja e Republikës së Islandës. Ajo mbajti këtë post për rreth 16 vite.

Presidentët që qëndruar më së paku në këtë post:

Politikani Pedro Lascurain ishte presidenti i 34’të i Meksikës, për një periudhë të shkurtër prej 15 deri në 56 minuta para se të dorëhiqej.

Ndërsa këto janë disa nga karakteristikat fizike për disa nga Presidentët më të njohur në botë:

Më i gjati: Sancho VII nga Navarre ishte lideri më i gjatë ndonjëherë. Gjatësia e tij arrinte deri në 2,21 cm.
Më i shkurti: Presidenti meksikan Benito Juarez, ishte më i shkurtri nga të gjithë, rreth 1,37 cm.