Rafuna priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi
BKT
Ekonomi

Rafuna priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi

Ministri në detyrë i Financave Lulzim Rafuna priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi, ku diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, në veçanti atij ekonomik.

Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua për zhvillimin e bizneseve, si dhe për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në të dyja vendet.


MË SHUME NGA Ekonomi