10:44 / 30.01.2020
Aksionet aziatike shënojnë rënie
Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 1.7 për qind, duke shkuar kështu në nivelin e tij më të ulët të shtatë javëve të fundit.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 1.72 për qind, në 22,977.75 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 2.75 për qind, në 2,976.53 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 1.71 për qind, në 2,148.00 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 2.62 për qind, në 26,449.13 pikë.























