08:52 / 03.02.2020
Është rritur nota e kredisë e Greqisë
Ministri grek i financave Htistos Stajkuras pohoi se është rritur nota për aftësinë kreditore të Athinës.
Pas 10 vjetësh të krizës ekonomike, qëndrueshmëria politike dhe politika e ashpër fiskale kanë dhënë rezultat dhe mundësi për hyrjen e investimeve të mëdha dhe për lëvizje të lirë të kapitaleve, komentojnë nga qeveria.
Tashmë mund të ulet vlera e kontributeve të punëdhënësve – diçka që do të ndihmojë uljen e papunësisë. Qeveria konservatore hoqi dorë nga pakësimi i pagës minimale dhe po fillon një politikë të re të mbështetjes së të ardhurave të klasës së mesme, komentojnë ekspertët. Në bazë të rritjes së notës së kredisë ulet “teksa e solidaritetit”, të cilën e paguajnë mbi 2 milionë grekë, kurse që nga viti 2021 kjo taksë do të hiqet.























