„Kanali i Stambollit” kërcënon të ardhmen e Konventës Montreaux
Projekti për ndërtimin e “Kanalit të Stambollit”, i cili sipas projekteve do të jetë një alternativë e Bosforit, e vë në dyshim Konventën Montreaux për Detin e Zi, shkruan Agjencia “Bloomberg”.
Konventa nga viti 1936 garanton kalimin e lirë dhe falas të anijeve tregtare përmes ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve. Për të qenë fitimprurëse rruga alternative detare, Turqia do të duhet të vendosë taksa për përdorimin e Bosforit. Por kjo nuk mund të bëhet pa ndryshime në Konventën Montreaux për Detin e Zi. Për një ndryshim të tillë ka nevojë për bashkërendimin e pozitave të shteteve, të cilat janë palat e kësaj konvente.
Rusia, Bullgaria, Rumania, SHBA-ja, Britania e Madhe, Australia, Greqia, Japonia dhe vendet-trashëgimtare të Jugosllavisë vështirë do të miratojnë një ndryshim të tillë, sepse kjo do të çojë në ndryshime edhe në klauzolat ushtarake të dokumentit, komentojnë ekspertët.(BNR)























