VIDEO-Rritet pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë
200 gra dhe vajza nga Kosova do të kenë mundësi të kryejnë punë praktike në sektorin e energjisë, përmes programit ‘Gratë në Energji’, ofruar nga Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës.
Gresa Statovci, konsulente për Programin për Bursa dhe Punë Praktike, bëri me dije se tani janë në SHBA 28 vajza në sektorin e energjisë.
“Ka qenë njëri prej projekteve më entuziast në Fondacion, kemi filluar me bursa studimi për vajat. Kemi dashur të dërgojmë vetëm pesë, por më vonë kemi dërguar 28 vajza për të studiuar në sektorin e energjisë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kurse Rozafa Ramadani-Mavriqi, specialiste për Zhvillim të Sektorit Privat, tha se programi "Gratë në energji", është një program gjithëpërfshirës.
Ajo tha se sistemi ynë i edukimit, nuk ofron shumë mundësi për punë praktike, ndërsa në SHBA ofrohet më shumë mundësi për studentët. “Ka shumë vajza të talentuara të Kosovës”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).























