13:53 / 06.02.2020
Braathu vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Pejë
Ambasadori i OSCE-së në Kosovë Jan Braathu ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, me qëllim të njohjes me punën dhe sfidat e Spitalit.
Stafi menaxhues i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka informuar me punën që bëhet dhe nevojat që ka Spitali për të shërbyer sa më mirë qytetarët e Komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.























