ATK  ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues për TM4 2019
BKT
Ekonomi

ATK  ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues për TM4 2019

Administrata Tatimore e Kosovës sot me datë 6 shkurt, ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM4 2019.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,743.

 

Numri Potencial Fitues

72

24

25

Fitues

3

1,360

1,380

Totali i fituesve

2,743

 

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 10 shkurt deri me datën 14 shkurt 2020, nga ora 8:00- 16:00.

Vërejtje: Me qëllim që të ju bëhet rimbursimi i mjeteve në llogarit tuaja bankare, luten të gjithë qytetarët që janë shpallur fitues të verifikojnë llogarit e tyre bankare dhe të sigurohen se ato llogari janë funksionale dhe mund të kreditohen nga ATK, në të kundërtën ATK nuk do të merre asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është jo funksionale apo nuk mund të kreditohet për shkak të politikave të brendshme bankare.

Lista e fituesve gjendet publike në web faqe te linku: http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/02/Lista-e-fituesve-nga-3-Numrat-Potencial-t%C3%AB-t%C3%ABrhequr-me-dat%C3%ABn-06.02.2020-p%C3%ABr-periudh%C3%ABn-TM42019.pdf

 

Verifikimin e gjendjes së plikos mund ta bëni te linku: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi

 


MË SHUME NGA Ekonomi