18:22 / 11.02.2020
Konsulli Syla takoi zëvendëspresidentin e Odës Ekonomike të Ontarios
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Donat Syla ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Odës Ekonomike të Ontarios Louie DiPalma.
Si rezultat i këtij takimi dhe disa takimeve paraprake që janë zhvilluar ndërmjet tyre, në një të ardhme të afërt do të firmoset një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Odës Ekonomike të Ontarios me Odës Ekonomike të Kosovës.
Po ashtu, Louie DiPalma ka dhënë zotimin për të krijuar hapësirë për promovimin e bizneseve të Republikës së Kosovës në Kanada, sikurse edhe atraktimin e bizneseve kanadezeve në Kosovë.
























