Gjermani, zero rritje ekonomike për T4 2019

Gjermani, zero rritje ekonomike për T4 2019

Ekonomia gjermane qëndroi në vend teksa viti 2019 u përfshi nga pasiguri globale ekonomike.

“Ekonomia më e madhe e Evropës shënoi një rritje zero në tremujorin e katërt (T4 2019), krahasuar me tre muajt deri në fund të shtatorit”, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Analistët kishin parashikuar rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit (PBB), me 0,1%.

Sipas Destatis, PBB-ja e tremujorit të katërt u rrit me 0,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Ekonomi