OAK adresoi kërkesat e sektorit minerar edhe tek Ministri Mustafa

OAK adresoi kërkesat e sektorit minerar edhe tek Ministri Mustafa

Ndryshimi i udhëzimeve administrative të cilat kufizojnë marrjen e tokës në shfrytëzim me kohëzgjatje deri maksimumi 5 vjet dhe 5 ha, subvencionimi i produkteve në bazë të sasisë, krijimi i një strategjie afatmesme dhe afatgjatë për sektorin e bujqësisë, aplikimi i granteve në agroturizëm dhe krijimi i investimeve strategjike ishin disa nga çështjet e diskutimit në takimin ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besi

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi uroi Ministrin Mustafa për pozitën dhe falënderoi për gatishmërin e tij që në fillimet e punës së tij, për realizmin e këtij takimi njoftues që ka të bëjë me krijimin e  kanaleve të komunikimit për adresimin e çështjeve të shumta që bizneset po përballen.

Krasniqi theksoi që Oda e Afarizmit të Kosovës tashmë dy vite ka paraqitur problemin e sektorit minerar dhe mineral që ka të bëjë me mungesën e harmonizimit të ligjeve dhe Udhëzimeve Administrative, ku ndër të tjera kërkohet ndryshimi i:

·Udhëzimit Administrativ Nr.10/2010, Neni 4 paragrafi 13.7 dhe paragrafi 13.8 të cilat kufizojnë kontratat e shfrytëzimit të tokave në 5 vite dhe 5 ha;

·Udhëzimit Administrativ MA – Nr 12/2005 paragrafi 1.b i nenit 8  obligon bizneset të paguajnë për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera  ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë;

·Udhëzimit Administrativ MA-Nr.16/2007 Neni 1 paragrafi 7 që obligon bizneset të paguajnë taksë 0.20€/m², për vit për ndërtim të përkohshëm, që dmth 2000€ për ha;

·Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm të Ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR i datës 20/07/2010;

Tutje Krasniqi shpreh gaditshëmeri që të bashkëpunojë në krijimin e produkteve strategjike, të cilën shumë shtete e praktikojnë dhe që në Kosovë shihet një mungesë e produkteve të tilla. Gjithashtu, ai theksoi edhe propozimet e biznesve si subvencionimi i produktit në bazë të sasisë së tij në mënyrë që të rritet prodhimi dhe eksporti në Kosovë dhe vendosja e fitopatologëve të duhur në dogana.

Ndërsa Nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj përgëzoi Ministrin Mustafa për pozitën dhe theksoi se OAK së bashku me bizneset që përfaqëson është e hapur për bashkëpunim, duke dhënë kontributin e saj në fushat që lidhen me këtë digaster. 

Pronari i biznesit Guri SHPK, Idriz Zejnullahu theksoi që bizneset e këtij sektori po dëmtohen tej mase për shkak të kufizimeve që rrjedhin prej këtyre udhëzimeve administritative.

Ministri Mustafa falendërojë odën për vizitën dhe që këto çështje të ngritura që po i prekupohen bizneset do të i merr parasysh dhe shprehu gaditshmërinë për bashkëpunim të ndërsjelltë. Gjithashtu, Ministri Mustafa ka treguar se MBPZHR-ja, përmes programeve mbështetëse për agrobizneset vendore, synon rritjen e prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimin e aftësive konkurrueseve të agrobizneseve.