Thellohet kriza ekonomike në Rusi, bien eksportet ruse

Thellohet kriza ekonomike në Rusi, bien eksportet ruse

Parametrat ekonomik të Rusisë, viteve të fundit kanë filluar të kenë vlera negative.

Bazuar ne të dhënat e Shërbimit federal të doganave ruse, bilanci tregtar i Rusisë për vitin 2019 ishte 177.2 miliardë dollar, që është për 19% më pak se në vitin 2018.

Gjatë vitit 2019, në Rusi kemi përkeqësim edhe të parametrave të eksportit dhe importit.

Eksportet ruse gjatë këtij viti ishin 424.6 miliardë dollarë që i bije se janë zvogëluar për 6%, ndërsa importet ruse ishin 247.4 miliardë dollar, apo 2.7% më shumë se në vitin paraprak.

Rënia e eksporteve ruse për 6% është si pasoj e rënies së çmimeve dhe kërkesës për naftë dhe gaz, e të cilat së bashku në strukturën e eksporteve ruse marrin pjesë me mbi 62%. Pra nga kjo shihet se eksportet ruse janë shumë të varura nga nafta dhe gazi.

Thellimit të krizës ekonomike ruse i ka ndihmuar edhe inflacioni i cili gjatë vitit 2019, edhe përkundër masave të Qeverisë dhe Bankës Qendrore të Rusisë kishte arritur vlerën e 4.48%


MË SHUME NGA Ekonomi