Hoti: Do të fuqizojnë lidhjet biznesore me diasporën tonë

Hoti: Do të fuqizojnë lidhjet biznesore me diasporën tonë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë qëndrimit në Munih, ka takuar disa veprimtarë, të cilëve iu ka premtuar se Qeveria e Kosovës do t`i mbështesë në organizimin më të mirë të arsimit shqip dhe të promovimit të kulturës tonë.

Hoti po ashtu ka premtuar se do të fuqizojnë në veçanti lidhjet biznesore dhe promovimin e investimeve të tyre në Kosovë.

Postimi i plotë:

Me miq e veprimtare tane ne Mynih, te cilet i falenderoj per pritjen. Qeveria e Kosoves do t’i mbeshtese ne organizimin me te mire te arsimit shqip dhe te promovimit te kultures tone. Do te fuqizojme ne veçanti lidhjet biznesore dhe promovimin e investimeve te tyre ne Kosove.


MË SHUME NGA Ekonomi