Prodhuesit shqiptarë kërkojnë unitet për tregje të përbashkëta

Prodhuesit shqiptarë kërkojnë unitet për tregje të përbashkëta

Në konventën e dytë të Klubit të Prodhuesve, fokusi ishte për tregtinë rajonale, digjitalizimin e sektorit të prodhimit, si dhe për tërheqjen e investimeve të huaja direkte si shtytës të zhvillimit ekonomik.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti deklaroi se prodhuesit tanë janë edhe shtylla e shoqërisë dhe jo vetëm e ekonomisë. Ai garantoi për heqjen e barrierave tregtare mes shteteve të rajonit.

Kryeministri Kurti me këtë rast përsëriti se do ta heq tarifën 100 përqind dhe do të vendos masat e reciprocitetit për mbrojtjen e prodhuesve vendorë.

Kurti foli edhe për idenë e Mini-Shëngenit, i cili tha se me Shqipërinë do të ketë vetëm bashkëpunim tregtar, sepse siç tha ai, ka vetëm një interes, e ai është bashkëpunimi i plotë Shqipërinë.

Kurti: Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet

“Së dyti, do të zëvendësojmë tarifën 100% dhe do të zbatojmë reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet. Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen. Parimet e reciprocitetit që do të nxjerrën nga Qeveria e Kosovës do të jenë të bazuara ne parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe në CEFTA”, deklaroi Kurti.

Kryeministri po ashtu tha se përkundër vështirësive dhe pengesave të shumta me të cilat përballen bizneset, e që janë të shumta edhe në numër edhe në lloj, kanë vendosur që të investojnë edhe të punojnë në Kosovë. Por, Kurti tha se si kryeministër do ta ketë vëmendjen e maksimale për prodhuesit.

Kurti: Ju do të keni vëmendjen maksimale

“Nga unë si kryeministër dhe nga qeveria që unë drejtoj ju do të keni vëmendjen maksimale, prandaj pres që edhe nga kjo konventë të dilni me rekomandime të cilat ne do t’i kthejmë në veprime konkrete. Më lejoni të flas shkurt për tri çështje: për programin qeverisës në mbështetje të prodhuesve vendor; për reciprocitetin tregtar dhe ekonomik; si dhe, për nevojën për prodhime vendore. Së pari, ne i shohim ndërmarrësit si partner kyç në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik, prandaj do të heqim barrierat e të cilat çlirojnë potencialin tonë. Do të sigurojmë një ambient të barabartë duke hequr monopolet, duke eliminuar evazionin fiskal, por edhe duke siguruar furnizimin me energji elektrike me çmim të përballueshëm”, theksoi Kurti.

Ai po ashtu tha se me Fondin Zhvilli mor do të ofrojnë mbështetje për prodhuesit vendorë për të shtuar cilësinë dhe kapacitetet për të rritur punësimin dhe për të zgjeruar tregun. Sipas tij, Ministria e Bujqësisë së shpejti do të fillojë me riorganizimin e plotë të skemës së subvencioneve dhe të granteve, bazuar në kritere të qarta dhe transparencë të plotë, duke nisur me mbështetjen në produktivitet (sasi të prodhimit) e jo në sipërfaqe, në mënyrë që të përkrahet rritja e produktivitetit.

Për investimet e huaja në Kosovë, Kurti tha se ka pak sepse ka pasur shumë korrupsion dhe pak mbështetje. Sipas Kurtit, korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit, e shoqëruar me monopolet për kompani të caktuara ka dëmtuar imazhin dhe ka frikësuar investitorët potencial.

E prodhuesit nga vendi dhe rajoni treguan se bizneset hasin në barriera të shumta kufi.

Në hapje të konventës, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Bashkim Osmani tha se ky klub vazhdon të jetë një partner me qeverinë me qëllim të zhvillimit të ekonomik në Kosovë.

Ai kërkoi mbështetjen qeverisë që prodhuesit e Kosovës të jenë sa më shumë në tregjet shqiptare, si në Shqipëri, Maqedoni Veriore dhe në Mal të Zi.

Osmani: Qeveria të na përkrah, që sa më shumë të depërtojmë në tregjet rajonale

“Për neve si prodhues të Kosovës, tregu i Shqipërisë dhe i Maqedonisë veriore, por edhe i Malit të Zi, është prioritet. Prandaj, kërkojmë nga Qeveria e re që të na ndohmojë, të na përkrah që sa më shumë të depërtojmë me prodhimet tonë në këto tregje. Kosova kohën e fundit, çalon sa i përket investimeve të huaja. Qeveria e re duhet të punojë shumë më shumë, është vështirë të zhvillohet një ekonomi pa investimet e huaja direkte”, tha Osmani.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit P anxha foli për brendin dhe fushatën që bënë ky Klub për “Made in Kosova”.

Ai tha se si prodhuesit janë kundër Mini-Shengenit, derisa tha se sa i përket tarifës, qëndrimet e këtij Klubi për tarifën tashmë janë të njohura.

Panxha: Bizneset e Kosovës për çdo ditë poshtërohen nga Serbia

“Sa i përket tarifës me Serbinë, ne si organizatë e kemi përkrah Qeverinë e kaluar kur është vendosur tarifa dhe kemi deponuar në kryeministri një dosje ku e kemi artikuluar dhe argumentuar barrierat të cilat i ka vendosur shteti serb ndaj Kosovës… Bilanci tregtar mundet me u kuantifikua, por ndenja e poshtërimit që na e jepin, ajo nuk kuantifikohet, ajo përjetohet. Bizneset e Kosovës në baza ditore e përjetojnë këtë poshtnim. Në qoftë se dikush thotë se Kosova është bllokuese, ne asnjë herë nuk kemi qenë bllokues. Ne kemi qenë që të kemi tregti të lirë, por të baraba rtë të gjithë”, pohoi Panxha.

Në këtë Konventë që u mbajt në Prishtinë, në panelin e diskutimit për tregtinë rajonale, Nagip Fejzi, kryetar i Forumit Ekonomik Mbarë-Shqiptarë, tha se pa harmonizonin e ligjeve nga shtet rajonale, nuk do të ketë bashkëpunim tregtar rajonal.

Fejzi tha se shumica e prodhuesve e dinë mirë çfarë ndodhë në doganat tona, pra me mjaft barriera.

Ai garantoi se mund të ketë harmonizim edhe në politikën rajonale, sepse një bashkëpunim mes prodhuesve bën edhe bashkimin e popujve.

Fejzi foli edhe për përplasjet e dy kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Albin Kurti, që sipas tij, po përçojnë një mesazh te keq.

Fejzi: Përplasjet e dy kryeministrave shqiptar, po reflekton te qytetarët dhe bizneset

Video

“E them me shumë keqardhje se në këto pesë gjashtë ditë pas përplasjes mes dy kryeministrave, ka një përçarje te popullata në rajon. Mos besimi që ata krijojnë, mes dy shteteve, patjetër ndikon edhe te bizneset”, tha Fejzi.

Ndërsa, kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se problemet e prodhuesve duhet të zgjidhen edhe mes fuqizimit dhe bashkëpunimit të odave ekonomike.

Kreu i OAK, Krasniqi tha se duhet angazhim dhe unitet maksimal për zgjidhjen e problemeve për tregtinë rajonale, ndërsa shtoi se arsyeja kryesore e mos zhvillimit ekonomik të Kosovës është për shkak të marrëveshjeve të dëmshme me CEFTA-n dhe MSA-n.

Po ashtu, Krasniqi tha se vendi ynë nuk ka përparim në rritjen e punësimit, sikur në shtetin fqinjë në Maqedoninë e Veriut që ka rritje të hatashme.

Krasniqi: Kosova në dekadën e fundit ka rrit vetëm 48 milionë euro eksportin

“Unë po i ndaj disa statistika, që janë tmerruese dhe shqetësuese për ne edhe për Qeverinë e Kosovës. Pse nuk po rritemi ne ekonomikisht dhe pse po mund ta rrisim as punësimin as mirëqenien. Kosova në vitin 2011 ka pasur 319 milionë euro eksport dhe në vitin 2018 367 milionë, e ka rritë vetëm për 48 milionë euro eksportin. Pra, marrëveshjet absolutisht s’kanë ndikuar në rritjen e prodhimit vendor dhe eksportit. Ndërsa, Shqipëria gjatë kësaj kohe ka rritë për 905 milionë euro dhe në pesë vjetet e fundit 10 më përqind ka më shumë eksport se import. Maqedonia ka 20 përqind më shumë eksport se sa import, ndërsa Serbia e ka 30 përqind me shumë eksport se import. Kjo si rezultat i politikave të mira duke përkrah prodhimin vendor dhe mbrojtjes së tyre. Ne nuk I kemi bërë mbrojt dhe nuk jemi duke i mbrojt”, deklaroi Krasniqi.

Ndërsa, Bashkim Sykaj, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, sektori privat është kontribuues në buxhetin e shtetit, andaj janë të intersuar tà « ketë një mjedis të bashkëpunimit ose një detyrim të ndërsjellë në mes dy qeverive tona për bashkëpunim ekonomik.

Sykaj duke folur për marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri, tha se në vitin 2019, Shqipëria ka eksportuar mallra drejt Kosovës 246 milionë euro, ndërsa, në Maqedoni 70 milionë euro, derisa sipas tij, importet janë më të vogla me këto shtete.

Sykja: Nuk kemi qare pa bashkëpunuar me njëri tjetrin

“Jemi të interesuar se si mund të zhvillojmë hapësirën e përbashkët ekonomike mbarë shqiptare, që do të thotë, tregu I Shqipërisë, i Kosovës dhe I Maqedonisë Veriore kanë nevojë që të zhvillohen bashkërisht me njëri tjetrin. E pse? Sepse ekonomitë e vendeve tona janë shumë të vogla dhe nuk kemi qare pa bashkëpunuar me njëri tjetrin, larg klisheve politike, është zëri dhe komuniteti i biznesit ai që duhet ta tundi fort këtë flamur për të bashkëp unuar dhe për të rritur produktivitetin e ekonomive tona”, theksoi Sykaj.

Edhe Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike Veri- Perëndimore, tha se ka deficiti tregtar mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore në favor të të kësaj të fundit, andaj sipas tij, është alarmante që Kosova ndërton një autostradë moderne dhe i ofrohet kufirit, kurse nga ana e Maqedonisë së Veriut, ende diskutohet se a të bëhet apo jo autostrada në drejtim të Kosovës.

Hoxha: Alarmante, Kosova me një deficit tregtar ndërton autostradën, Maqedonia ende s’ka vendos

“Problemet janë nga barrierat doganore, në rastin konkret në Maqedoninë e veriut kemi një situatë të pa shpjegueshme, ku Maqedonia Veriore në këmbim tregtar me Kosovën ka një suficit ekonomik 10 me 1. Eksporti I Maqedonisë Veriore me Kosovën është 297 milionë euro, kurse import importi nga Kosova është 29 milionë euro. Situata à «shtë alarmante kur Kosova me një deficit të tillë ekonomik ndërton një autostradë supermoderne, kurse nga ane jonë kemi një situatë kur ende diskutohet ta bëjmë apo mos ta bëjmë”, theksoi Hoxha.

Po ashtu, edhe kryetari i Bordit Drejtues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, Sokol Kraja tha se nuk është e rastësishme që Serbia kërkon tregun e Kosovës, për këtë ai tha se duhet të fuqizohet ekonomia shqiptare.

Po ashtu në këtë Konventë, anëtarët e Klubit Prodhuesve, kanë nënshkruar Kodin e Bizneseve kundër korrupsionit.


MË SHUME NGA Ekonomi