Eksportet gjermane në Britani të Madhe bien në nivelin më të ulët

Eksportet gjermane në Britani të Madhe bien në nivelin më të ulët

Sipas të dhënave të zyrës Federale të Statistikave, eksportet gjermane në Britani të Madhe ranë për të katërtin vit radhazi gjatë vitit 2019, ndërkohë që monedha britanike u godit pasiguria mbi rregulloret tregtare pas BREXIT-it.

Eksportet tek partneri i pestë më i madh tregtar i Gjermanisë, ranë me 4.2 për qind apo 78.8 miliardë euro, që është niveli më i ulët që prej vitit 2013, pavarësisht se eksportet totale të Gjermanisë u rritën me 0.8 për qind.

Analistët thonë se shkaku kryesor është pasiguria e marrëdhënies tregtare pas vitit 2020, ku do të përfundojë periudha e tranzicionit.

Britania e Madhe doli nga Bashkimi Evropian në fund të muajit janar dhe ka kohë deri në muajin dhjetor të këtij viti për të arritur një marrëveshje tregtare që do të zëvendësojë lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve që Britania e Madhe ka përfituar deri më tani si vend anëtar.

Marrëdhënia e ardhshme tregtare pritet të ndërpresë disa prej zinxhirëve të furnizimit përtej kufijve, nën të cilët varen shumë industri, nga makinat e deri tek ajo e hapësirës ajrore.

Marrëveshja që do të sigurojë vazhdimin e këtij fluksi mendohet se është e paarritshme brenda 10 muajve që kanë mbetur nga periudha e tranzicionit.

Të dhënat tregojnë se eksportet gjermane të makinave, avionëve, pajisjeve elektronike dhe produkteve farmaceutike kanë rënë.


MË SHUME NGA Ekonomi