Gjashtë pacientë kanë ndërruar jetë nga gripi nga tetori i vitit të kaluar

Gjashtë pacientë kanë ndërruar jetë nga gripi nga tetori i vitit të kaluar

Detaje për këta pacientë ka dhënë gjatë ditës së enjte infektolgu i QKUK’së, Valbon Krasniqi.

Ai ka konfirmuar se deri më tani nga gripi sezonal në Klinikën Infektive të QKUK’së kanë ndërruar jetë gjashtë persona.

“Mund të ju konfirmojë se në Klinikën Infektive të QKUK’së kanë ndërruar jetë. Katër prej tyre kanë qenë me sëmundje të mëhershme kronike të njohura”, ka thënë Krasniqi për Express.

E në bazë të këtyre statistikave Instituti ka shpallur edhe gjendjen epidemike me gripin sezonal, por është deklaruar se është nën kontroll. “Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, pritet të vazhdojë intensitet i lartë edhe muajin e ardhshëm”, thuhej në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkohë nga gripi në Kosovë ka vdekur një 28-vjeçare si dhe një 47-vjeçar