Viti 2020 pritet të jetë periudha më e vështirë për valutën euro

Viti 2020 pritet të jetë periudha më e vështirë për valutën euro

Kushtet aktuale me të cilat përballet bota sot dhe kanë bërë që në këtë fillim viti, euro të përjetojë një nga tendencat më negative që prej vitit 2015.

Madje menaxherët financiar në kompanitë më në zë të investimeve presin edhe më tepër dobësi për monedhën e përbashkët. Kjo për faktin se faktorët që e shtynë euron në një ulje 34 mujore kundrejt dollarit amerikan janë akoma shumë ndikues.

Situata rëndohet edhe më tepër pas shqetësimeve rreth efektit të Coronavirusit dhe ndikimi i plotë ekonomik i epidemisë pavarësisht se është shumë më i fuqishëm në Kinë, përsëri ka bërë që euro të luftojë për të kapërcyer ecurinë relativisht të mirë të dollarit. Tashmë euro po përballet me kërkesën më të lartë që nga shtatori dhe investitorët shprehen se, si rrjedhim ka të ngjarë që monedha të bjerë nën 1.07 dollarë.

Nga ana tjetër normat negative të Bankës Qendrore Evropiane dhe blerja e letrave me vlerë të korporatave në tregun e brendshëm kanë detyruar investitorët evropianë të kërkojnë kthime pozitive qoftë përmes bonove në euro të emetuara nga huamarrësit e tregjeve në zhvillim ose në aktivet e shprehura me dollar.

Sipas Bloomberg vihet re se viti aktual është ai me rënien më të thellë. 


MË SHUME NGA Ekonomi