OBSH: Rastet në botë s’kanë lidhje me Kinën

OBSH: Rastet në botë s’kanë lidhje me Kinën

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet me shqetësim të madh për numrin e rasteve me koronavirus që nuk kanë lidhje me Kinën.

Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom theksoi gjithashtu se beson që epidemia mund të kontrollohet.

“Kemi mundësi ta frenojmë përhapjen e koronavirusit. Por, ndërsa e bëjmë këtë duhet të përgatitemi për çdo rast, pasi virusi mund të shkojë në çdo drejtim. Rastet që shohim në pjesën tjetër të botës, edhe pse është një numër i vogël, por që nuk lidhen me Wuhanin apo Kinën, janë shumë shqetësuese. Irani raportoi në dy ditët e fundit 18 raste të reja dhe 4 të vdekur. Kjo është shumë shqetësuese dhe nuk përfundon me kaq. Ka një rast që lidh Iranin me Libanin. Është një 45-vjeçare që bën lidhjen mes këtyre pikave dhe është shumë shqetësuese”, u shpreh Tedros Adhanom, drejtor i përgjithshëm i OBSH.