Bizneset kërkojnë të mos u ndalohet puna të dielën
BKT
Ekonomi

Bizneset kërkojnë të mos u ndalohet puna të dielën

Se fundi disa komuna kanë marrë vendim të ndalohet puna të dielën. Kjo kërkesë nga ana e komunave ka hasur në kundërshti të madhe nga ana e komunitetit të bizneset në vend.

Fatmir Miftari zëvendësdrejtor gjeneral i OXA Group Ferizaj, tha se bizneset po e kundërshtojnë që e diela të jetë ditë pushimi, pasi që ky vendim do të ketë pasoja negative për bizneset.

“Bizneset janë akterë kryesor të zhvillimit ekonomik në Ferizaj dhe Kosovë. Në parim disponimi i bizneseve në Ferizaj, është se tregu është ai që përcakton funksionimin dhe të bërit biznes”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ata kanë kërkuar të mos ndërhyjnë komunat. “Ky vendim është në kundërshtim të Kushtetutës së Kosovës”, tha ai.

Miftari bëri me dije se ky vendim ende nuk është marrë në Ferizaj, por është duke u diskutuar.


MË SHUME NGA Ekonomi