AAK: Hyrja në CEFTA, ndër vendimet më të këqija të Kosovës
BKT
Ekonomi

AAK: Hyrja në CEFTA, ndër vendimet më të këqija të Kosovës

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se largimi i taksës pa kushtëzime do të sjell bisedime në Bruksel edhe 20 vite.

Abrashi, në RTV Dukagjini ka thënë se personalisht nuk do të kishte mbështetur asnjëherë hyrjen e Kosovës në CEFTA.

“Në atë kohë unë nuk kam qenë në politikë. Mendoj që është vendimi më i keq i Kosovës që ka hyrë në CEFTA”

Ai ka thënë por në momentin që Kosova ka hyrë në CEFTA duhet t’i respektojë ato marrëveshje, përcjell Telegrafi.

“Kosova ka respektuar 99% të marrëveshjeve që kanë të bëjnë me CEFTA-n”.

Abrashi thotë se reciprociteti është diçka abstrakte në raport me pozitën që e ka Kosova në arenën ndërkombëtare.

“Pozita delikate e Kosovën nuk përputhet me reciprocitetin. Çfarë mase reciproke do të përdorte Kosova kur Serbia lobon në Afrikë për çnjohje”.


MË SHUME NGA Ekonomi