11:57 / 25.02.2020
Brent tregtohet me 56.49 dollarë amerikanë
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 19 cent dhe u tregtuan me 56.49 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 11 cent dhe u tregtuan me 51.54 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,655.34 dollarë amerikanë për onz.























