Së shpejti fillon zbatimi i fondit 17 milionësh për efiçiencë të energjisë
Sharr Travel

Së shpejti fillon zbatimi i fondit 17 milionësh për efiçiencë të energjisë

Drejtor menaxhues i Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala,  ka thënë se ky fondi kap shumën prej 17 milionë eurosh dhe ka për qëllim efiçiencën  e energjisë.

Sipas tij, ky fond do të ndikojë në mirëqenien e qytetarëve, por dhe rritjen ekonomike. “Fondi i Kosovës është i pari në rajon dhe shtete e tjera, këtë fond se ka as Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Serbia. Duke ju falënderuar donatorëve të huaj zyrën e BE-së, Bankën Botërore, por edhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Qeverisë së Kosovës, që e kishin në fokus kursimin e energjisë”,  u shpreh Shala.

Shala në këtë bisedë për gazetën “Epoka e re”,  ka thënë se zyra e Bashkimit Evropian ka ndarë 10 milionë euro, ndërsa Banka Botërore participon me 5 milionë euro. “Marrëveshja pritët të nënshkruhet së shpejti me qeverinë e ri, respektivisht  me Ministrin  e Financave Bislimi dhe do t’i kemi në dispozicion 17 milionë euro. Në fillim të vitit të kaluar kur hyri në fuqi ligji për efiçiencë të energjisë është krijuar baza për themelimin e Fondit për Energji. Me 27 janar ka qenë takimi i parë i bordit të drejtorëve që më vonë është shpall konkursi për rekrutimin e drejtorit menaxhues një proces që ka zgjat deri në gusht dhe unë kam filluar panënë me 2 shtator dhe i kemi hap konkurset për rekturimin e stafit dhe deri më tani i  kemi marr udhëheqësin  e financave, operacioneve dhe zyrës ligjore he tani jemi funksional, ndërkohë jemi duke vazhduar me rekrutimin e inxhinierëve, si dhe  stafit të prokurimit, për t’u kompletuar e tërë ekipi”, ka thënë Shala për gazetën “Epoka e re”.

Rikujtojmë se vitin që lamë pas, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE), që asokohe udhëhiqej ka Valdrin Lluka, pati  ka lansuar Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Fondi Kosovar  për Efiçiencë të Energjisë, si entitet i rëndësishëm, i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm është themeluar me miratimin Ligjit për Efiçiencën e Energjisë për të arritur objektivat e Kosovës në këtë sektorë.

Kurse,  Natalya Apostolova, udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, kishte thënë se janë adaptuar të gjitha ligjet për efiçencë, por që tash duhet zbatimi i tyre në praktikë.

“Energjia në Kosova janë prioritet për BE-në, këto janë thelbi i çdo reforme në Kosovë. Edhe pse keni probleme me energji, energjia efiçente është me rëndësi”, pati thënë Apostolova.