Zvicër: Vazhdon rritja e numrit të vendeve të punës
BKT
Ekonomi

Zvicër: Vazhdon rritja e numrit të vendeve të punës

Sipas BFS-së, në vitin e kaluar janë rritur ndjeshëm vendet e punës sidomos në industrinë e ndërtimit dhe në turizëm.

Ka gjithnjë e më shumë vende pune në Zvicër. Zyra Federale e Statistikave e Zvicrës  (BFS) ka bërë të ditur se numri i vendeve të punës në vend është rritur brenda një viti për  rreth 62,000.  Kjo shifër korrespondon me një rritje prej 1.2 për qind, transmeton albinfo.ch.

Ky trend i regjistruar gjatë vitit të kaluar tregon se numri i vendeve të punës në Zvicër është rritur vazhdimisht për dhjetë vitet e fundit.

Sipas BFS-së,  në vitin e kaluar janë rritur  ndjeshëm vendet e punës sidomos në industrinë e ndërtimit dhe në turizëm. Ndërsa ka ndodhur e kundërta në tregti, ku kishte pak më pak staf se një vit më parë

N ë tremujorin e katërt të vitit 2019 në Zvicër ka pasur  rreth 78,000 vende të lira pune. Kjo është 5 për qind më shumë se sa në fund të vitit 2018.


MË SHUME NGA Ekonomi