OBSH: Gripi sezonal shkakton 60 000 viktima në vit në Evropë, vaksinohuni!

OBSH: Gripi sezonal shkakton 60 000 viktima në vit në Evropë, vaksinohuni!

Gripi sezonal shkakton 60 000 të vdekur në vit në Evropë dhe qytetarët e saj nuk duhet ta kundërshtojnë vaksinimin, theksoi sot në Romë përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për Evropën.

“Të mos harrojmë se në Europë gjejnë vdekjen rreth 60 000 persona në vit nga gripi sezonal, kur dihet që ekziston një vaksinë”, deklaroi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, gjatë një konference për shtyp në Romë.

“Pra, duhet t’i nxisim njerëzit të vaksinohen”, shtoi ai.

“Ne kemi në dispozicion mjete shumë të fuqishme: përdorini ato për të mbrojtur shëndetin tuaj!” u shpreh ai.

Pas një takimi kushtuar epidemisë së koronavirusit, ai theksoi se viktimat e regjistruara në Itali i përkisnin moshës së tretë “më shumë se 65 vjeç dhe me një imunitet të dobët”.