19:49 / 01.03.2020
Çekia konfirmon tri raste me coronavirus
Autoritetet në Republikën Çeke konfirmuan tri raste të të infektuarve me coronavirus. Ministri i Shëndetësisë Adam Vojtech, tha të dielën se që të tre kishin udhëtuar nga veriu i Italisë.
Sipas autoriteteve, pacientët, dy çekë dhe një student amerikan, që studionte në Milano – shfaqën simptoma të lehta.
Dy prej tyre janë në Pragë dhe i treti në qytetin Usti nad Labem, rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit.
Ministri Vojtech bëri thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme në rajonin e veriut të Italisë, ku është regjistruar numri më i lartë i të infektuarve në Evropë.























