Raka: Coronavirusi nuk është më i rrezikshëm se sa Ebola
BKT
Shëndetësi

Raka: Coronavirusi nuk është më i rrezikshëm se sa Ebola

Dr. Lul Raka, tha për Radio Kosovën se corona virusi nuk është më i rrezikshëm se sa Ebola dhe se gjatë gripit sezonal vdesin më shumë njerëz se sa me virusin e ri COVID-19.

Pra, masat që duhen marrë janë: lani duart, lani duart, lani duart. Nëse keni virus gripal, mos u përqafoni, mos u përshëndetni me duar dhe kur tështini përdorni faculetë apo mbulojeni gojëm me diçka. Kur keni viruse mos shkoni nëpër vizita familjare.

Pra, ashtu siç mori masa Franca  “La bise”,  pa puthje, pa përqafime pas alarmit të koronavirusit.

Dr. Raka, si në vitin 2014 një ditë pasi u kthye nga Liberia doktorin e pata ftuar në studio, ashtu edhe tash me t'u kthyer nga Danimarka ku ishin mbledhur mjekët e botës për t'i diskutuar masat kundër COVID-19. World Health Organization (WHO)

Por mos të harrojmë se gripi sezonal vret 291,000 deri 646,000 njerëz në të gjithë botën në vit, sipas një vlerësimi të ri nga Qendrat e ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.Pra më shumë se këto viruset e famshme.

Koronavirusi ka shkaktuar deri tani 2.360 viktima në nivel botëror, sipas bilancit të përditësuar nga Universiteti amerikan Hopkins. Numri i të prekurve ka arritur në shifrën 77.662, ndërsa e i të shëruarve, në 21.029.

Doktor Raka, tha se më shpejt është përhapë frika se virusi.

Por pse në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast me virusin corona, mund ta dëgjoni në intervistë te ON AIR Radio Kosova.

Behare Bajraktari, Radio Kosova.


MË SHUME NGA Shëndetësi