Syla takohet me bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale
Sot Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Donat Syla, kishte një takim me anëtarët e bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale të Republikës së Kosovës, Avdi Konjuhi,
Azem Rexhaj dhe Kemajl Zeqiri si dhe me përfaqësuesin e kompanisë Taurusfield, Mentor Demi. Delegacioni nga Komisioni për Miniera dhe Minerale janë duke marrë pjesë në Konventën e PDAC-ut, që njeherit është edhe konventa më e madhe në botë në fushën e minierave dhe mineraleve.
Gjatë takimit u diskutua për potencialet dhe resurset natyrore që ofron vendi ynë për investitorët potencial global, si dhe për iniciativat ligjore të vendit tonë që janë duke u ndërmarrë në mënyrë që të atraktohen sa më shumë të interesuar për investime në këtë sektor në vendin tonë. 























