12:52 / 04.03.2020
Banka Botërore mbështet studentët për menaxhimin e projekteve
Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka filluar një trajnim 10-javor për 20 studentë të zgjedhur të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës për Menaxhimin e Projekteve.
Në hapje të kursit, studentëve u uruan punë të mbarë Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, dhe Pro-Rektorja e Universitetit të Prishtinës, Merita Koçinaj Berisha. Trajnimi synon përgatitjen e studentëve me njohuri dhe aftësi bazike për menaxhim projektesh, dhe shoqërohet me shembuj nga bota reale. Trajnimi ofrohet pa pagesë.























