09:14 / 05.03.2020
Në spitalin e Pejës gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 10 operacione
7 lindje kanë qenë dje më 4 mars 2020 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
5 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 8 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake.
Gjatë 24 orëve të fundit 278 kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ndërsa 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
10 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.
Analiza kanë kryer 291 pacientë që në total kanë kryer 4,514 analiza.























