Linja e autobusit për Aeroport nuk po shfrytëzohet shumë nga udhëtarët
BKT
Ekonomi

Linja e autobusit për Aeroport nuk po shfrytëzohet shumë nga udhëtarët

RTK

Pikënisjet e linjës 1A nga stacioni i autobusëve janë për çdo orë, rrugëtimi i tij vazhdon në rrugën “Xhorxh Bush” te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë e deri tek Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, por udhëtarët që e shfrytëzojnë këtë linjë janë të paktë.

Relacioni i parë i kësaj linje është në orën 3 të mëngjesit ndërsa I fundit në orën 21. Konduktori  Agon Uka thotë se orari I relacioneve të linjës 1A është përshtatur me orarin fluturimeve të aeroportit.

“Relacionet janë prej orës 3 të mëngjesit edhe vazhdon çdo orë deri në ora 20 është  i fundit nga Prishtina  ndërsa nga aeroporti  I fundit është në orën 21 ndërsa i pari nga Aeroporti është në orën 4 të mëngjesit.  E kemi me ndërrime një javë jemi  para dite që e fillojmë punën në orën 3 të mëngjesit. Nuk është edhe shumë e vështir me fillua punën në ora 3 se tash jemi msu. Fluturimet fillojnë në ora 3 prandaj edhe është përcaktuar ky orar sepse ka shumë persona që në atë orë të hershme nuk don me i shqetësu familjarët dhe e shfrytëzojnë trafikun urban”.

Agoni thotë se gjatë zezonës së verës ka më shumë udhëtar ndërsa ditëve të javës linja A1 shfrytëzohet më së shumti nga punëtorët e aeroportit ndërkombëtar  “Adem Jashari”.

 “ Ka edhe udhëtar për turizëm edhe për tregti që e shfrytëzojnë këtë autobus por shumica prej tyre janë punëtor të aeroportit  megjithëse ata e kanë edhe transportin e vet por orari më shumë i përshtatet me këtë linjë. Ndërkombëtarët e shfrytëzojnë më shumë këtë linjë madje ata janë të pergaditur edhe me para të imta”, tha Agon Uka konduktor për RTK.

Nga pikënisja në stacionin e autobusëve e deri në aeroport linja 1A arrin për 45 minuta, por vozitësi I kësaj  linje thotë se problemi kryesor në vonesat e mundshme  janë kolonat në komunikacion. 

 “Kolonat zakonisht janë prej orës 4 pas dite, para ditja është e qetë, janë të mërzitshme por tani më jemi mësu me këto kolona”, tha Bahri Krasniqi vozitës I linjë 1A

Edhe pse kjo linjë funksionon nga Maji i vitit të kaluar udhëtarët ende janë të painformuar.

 ‘është hera e parë që po e përdorim këtë autobus kjo është një mundësi shumë mirë me u qas menjëherë në qendër të Prishtinës ashtu siç funksionon edhe në aeroportet e tjera evropiane, edhe shumë mirë qendra një vozitje shumë e rehatshme  dhe e këndshme”. 

Çmimi i rregullt për një ilet është 3 euro.

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi