Mbi dy mijë studentë kanë kryer trajnimet në ‘VentureUP’
BKT
Ekonomi

Mbi dy mijë studentë kanë kryer trajnimet në ‘VentureUP’

VentureUP, si Qendra e Ndërmarrësisë & Inovacionit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka mision të jetë në shërbim të studentëve të Universitetit duke shërbyer si urë lidhëse mes edukimit të lartë dhe ekonomisë.

Mentor Rexhepi, drejtor ekzekutiv i VentureUP, tha se  VentureUP është qendra e ndërmarrësisë dhe inkubatori zyrtar i Universitetit të Prishtinës. Ai tha se ata ofrojnë mbështetje për ndërmarrës, mentorim dhe trajnim për studentët të cilët dëshirojnë të tranformojnë idetë e tyre në biznese reale, dhe organizata të vet-qëndrueshme.

“Më shumë se dy mijë studentë kanë kryer trajnimet në VentureUP”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK),

Kurse Arta Istrefi-Jahja, menaxhere e inkubimit VentureUP, tha se  'Programi  i Inkubatorit' për studentë të UP-së, është me rëndësi për studentët kosovarë.

“Ka shumë universitete që kanë inkubatore dhe kjo është me rëndësi për studentët”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK),

Ndryshe VentureUP, si Qendra e Ndërmarrësisë & Inovacionit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka qëllim të bëj avancimin në procesin e ndërtimit të ndërmarrjeve të tyre.

I pozicionur në qendër të kampusit kryesor, VentureUP shërben si epiqendër për inovacion dhe ndërmarrësi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Duke vlerësuar nevojën për të lidhur edukimin me tregun, Universiteti i Prishtinës bashkë me ndërmarrës të suksesshëm Kosovar themeluan qendrën e parë të ndërmarrësisë dhe inovacionit në institucionin më të madh arsimor publik në Kosovë. VentureUP mishëron shpirtin krijues të të gjithë studentëve duke ju ofruar mundësi që ti aplikojnë njohuritë e tyre teorikë në praktikë


MË SHUME NGA Ekonomi