11:42 / 10.03.2020
Oda e Mjekëve dënon sulmin ndaj mjekut në Klinë
Oda e Mjekëve të Kosovës nëpërmjet një deklarate publike ka dënuar ashpër sulmin e djeshëm ndaj një mjeku në Klinë.
OMK thekson se kjo sjellje e sulmeve fizike dhe verbale është bërë pjesë e protokollit të shërbimmarrësve, ndërsa viktimat janë mjekët që po sulmohen çdo vit e më tepër.
Oda e Mjekëve fton të gjithë institucionet e sigurisë dhe ato lokale dhe qendrore që të trajtojnë me prioritet këto raste.
Tutje në njoftim bëhet thirrje që të krijohet siguri më e madhe në vendin e punës për mjekët.























