Bislimi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutuan për sistemin social
BKT
Ekonomi

Bislimi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutuan për sistemin social

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka pritur në takim një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga ekonomistja e lartë e Bankës Botërore Stefanie Brodmann, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e reformës së sistemit social në Kosovë.

Me këtë rast, u diskutua edhe për prioritetet e Qeverisë Kurti në lidhje me përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale, përfshirë përmirësimin e rezultateve të punësimit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me Bankën Botërore në këto fusha. Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për nevojën  e identifikimit të përfituesve të sistemit social, si dhe programeve të tjera për mbrojte sociale dhe shëndetësore.  

 


MË SHUME NGA Ekonomi