13:12 / 10.03.2020
Greiçevci takoi përfaqësues të Federatës së Mjekëve Shqiptarë
Përfaqësues të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë (AMFE) kanë vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë. Ata kanë njoftuar për aktivitetet rreth rrjetëzimit të mjekëve shqiptarë në Evropë dhe Konferencën e 5-të mjekësore - shkencore që do të mbahet më 8 mars në Rotterdam.
Ambasadori Lirim Greiçevci ka vlerësuar rolin e kësaj federate dhe ka ofruar mbështetjen e plotë për aktivitetet e tyre.























