06:47 / 11.03.2020
Rekomandimet për dialogun Publiko Privat
Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, të Merkurën, më 11 Mars 2020, do të mbajë konferencë për media.
Duke e marrë parasysh rolin e rëndësishëm që ju keni në informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor, konferenca do të jetë e përqendruar për Dialogun Publiko Privat dhe nevoja për një cikël të zhvillimit të bazuar në rritjen e sektorit privat.























