Ja si kryhet analiza e koronavirusit
BKT
Shëndetësi

Ja si kryhet analiza e koronavirusit

Analiza e kornavitusit bëhet duke analizuar sekrecionet e hundës apo të gojës. Për të marrë kampionin e këtyre sekrecioneve përdoret një tampon i posaçëm pambuku, i ngjashëm me kruajtësen e veshëve.

Zakonisht analizohen sekrecionet e gojës. Personi që merr kampionin e fut tamponin në thellësi të gojës, sa më pranë fillimit të fytit, dhe fshin me të paretet e gojës.

Ai hiqet me kujdes pa prekur asnjë pjesë tejtër të gojës, pasi nuk duhet të ndotet me material tjetër biologjik që gjendet ne gjuhë, dhëmbë apo pjesët e tjera të gojës. Menjëherë, pasi nxirret, tamponi zhytet në një xhel të posaçëm dhe pastaj në një epruvetë.

Ky operacion i marrjes së sekrecioneve nuk shkakton asnjë lloj dhimbje, pacientët mund të ndjejnë vetëm një bezdisje të vogël ose pak kruarje në fyt.

Materiali biologjik i marrë me tampon dërgohet në laborator, ku përmes një teknike të quajtur “reaksion zinxhir i polimerazes” (PCR)—gjendet nëse materiali bioligjik i marrë nga pacienti ka profilin gjenetik të virusit.

Analiza kryhet brenda 4 orësh, në rastin e testimit të zakonshëm standard. Ka disa testime të shpejta, si një që përdoret në Universitetit e Shkencës në Hong Kong dhe apo një tjetër që bëhet nga një firmë e bioteknologjisë, Shenzhen Shineway Technology, në rastin e fundit, kiti diagnostikues bazohet në teknologjinë e cipave mikrofluid dhe mund të analizohen deri në 8 tamponë për 40 minuta.


MË SHUME NGA Shëndetësi