Ky është numri i ATK-së për të raportuar rastet e ngritjes së çmimeve
BKT
Ekonomi

Ky është numri i ATK-së për të raportuar rastet e ngritjes së çmimeve

Administrata Tatimore e Kosovës ka vënë në dispozicion një numër kontaktues ku qytetarët e Kosovës mund të lajmërojnë rastet ku vërejnë ngritje të çmimeve në barnatore ose markete.

“0800 80 800 mund të telefonojnë dhe ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes dhe do të pësojnë dënime të mëdha”- ka thënë ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi.

Këto masa nga ATK vijnë pas raportimeve se ka ngritje të çmimeve në dyqane dhe barnatore, pas panikut për koronavirus.


MË SHUME NGA Ekonomi