KEDS në linjë me rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike
BKT
Ekonomi

KEDS në linjë me rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike

KEDS dhe KESCO vepron në linjë me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

KEDS dhe KESCO udhëzojnë punonjësit dhe konsumatorët që të zvogëlojnë sa më shumë frekuentimin e vendeve të mbyllura, kontaktit direkt mes njëri tjetrit dhe të kenë kujdes të shtuar ndaj higjienës personale. Zyrat për shërbime vazhdojnë të jenë të hapura, me të gjitha masat mbrojtëse, por, me qëllim të lehtësimit të shërbimeve ndaj konsumatorit, KESCO inkurajon konsumatorët që kërkesat t’i orientojnë edhe përmes shërbimeve online. Konsumatorët në dispozicion kanë aplikacionin eKesco (Android http://bit.ly/eKesco-Android iOS: http://bit.ly/eKesco-iOS) ku mund të marrin disa nga shërbimet online përfshirë njoftimet për punime të planifikuara, faturën online, pagesat dhe shërbime të tjera.

Për informata dhe udhëzime, konsumatorët mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve, e cila qëndron në dispozicion të tyre 24/7, apo duke dërguar shkresë në [email protected], nga ku mund të marrin të gjitha udhëzimet e nevojshme.

Në fund, ju bëjmë thirrje të gjithë punonjësve dhe konsumatorëve tanë që të aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).


MË SHUME NGA Ekonomi