15:04 / 12.03.2020
MTI ofron numrin për klient që të denoncojnë bizneset që rrisin çmimet
Edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur të marr masa ndaj bizneseve që rrisin produktet ushqimore. Konkretisht, Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit ka vendosur një numër të kontaktit për të gjithë konsumatorët.
Njoftimi i plotë:
Në rast se hasni rritje të çmimeve të produkteve nëpër markete ankohuni në NUMRIN 0800 11 000, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Inspektorati do t’i merr masat e duhura.
Linku ku mund të informoheni më gjerësisht: https://konsumatori.rks-gov.net/index.php.























