12:45 / 13.03.2020
Çmimet e naftës në rënje nga COVID-19
Rënia e çmimeve të naftës nuk ka të ndalur, ku kontratat për naftë bruto, WTI, rezultojnë gjithnjë e në rënie.
Çmimet në pikiatë arritën vlerën e 30,87 dollarëve për fuçi gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që një ditë më parë ishte 31,50 dollarë (-2%).
Brenti europian gjithashtu ka shënuar rënie duke humbur 1,8% dhe duke arritur verën e 32,64 dollarëve për fuçi duke shënuar humbje prej 28% vetëm këtë javë.























